English

Rumani - Basesku Kërkon Miratimin E Reformave Në Drejtësi

BUKURESHT, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rumun, Traian Basesku i kërkoi sot Parlamentit të diskutojë dhe të miratojë disa projektligje që kanë të bëjnë me drejtësinë, ndërkohë që Brukseli do të publikojë një vlerësim përsa i përket reformave të kryera në drejtësi këtë verë. ''Miratimi i këtyre projektligjeve përbën një prioritet për Rumaninë përsa i përket angazhimeve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian'', theksoi presidenti në letrat dërguar presidentëve të dy dhomave të parlamentit. Meqënëse deputetët nisen me pushime më 1 korrik Basesku u kërkoi atyre të miratonin ligjet para se të largohen. "Data në të cilën Komisioni Evropian do të miratojë raportin që vlerëson progreset e bëra nga Rumania përsa i përket reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit po afron'', theksoi Basescu. Ai u ka kërkuar deputetëve të miratojnë projektet që kanë të bëjnë me rregullimin e kodeve të procedurave penale dhe civile si dhe reformimin Agjencisë Kombëtare për Integritet (ANI) krijuar në bazë të këshillave të Brukselit për të kontrolluar konfliktet e mundshme të interesave ose pasurimin e paligjshëm të funksionarëve të lartë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE