Salehi: Dy Inspektorë Të Aiea-Së E Kanë Të Ndaluar Hyrjen Në Iran
TEHERAN, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Irani vendosi të ndalojë dy ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, (AIEA), që të hyjnë në vend sepse kanë përcjellë
"informacione të rreme" lidhur me programin bërthamore iranian, deklaroi shefi i çështjeve bërthamore iranian, Ali Akbar Salehi, i cili citohej nga agjencia e lajmeve Isna.
"I kemi deklaruar javën e kaluar AIEA-së emrat e dy inspektorëve të cilët nuk kanë të drejtë të hyjnë në Iran sepse kanë manipuluar përmbajtjen e raportit të agjencisë, para publikimit zyrtar të tij dhe kanë dhënë informacione të rreme", theksoi ai.
Megjithëse ai nuk bëri publike emrat e dy inspektorët, as kombësinë e tyre./
/i.p/