English

Sekretari I Përgjithshëm I Nato-S Shprehet Për Një Afrim Strategjik Me Be-Në

BRUKSEL, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shpreh sot për një "partneritet strategjik" mes Aleancës Atlatnike dhe Bashkimin Evropian për të realizuar kursime në përdorimin e mjeteve. "Ekziston një mënyrë për të bërë më tepër me më pak shpenzime, duke ndërtuar një partneritet të vërtetë strategjik me Bashkimin Evropian", deklaroi Rasmussen sipas tekstit të një fjalimi që ai pritet të mbajë në mesditë në Bruksel dhe i publikuar që më parë. "NATO-ja dhe BE-ja janë dy institucionet më të rëndësishme në botë. Ato kanë të dyja nga 21 anëtarë. Ato kanë kompetenca shtesë dhe asnjë shoqëri tjetër strategjike nuk ofron kaq avantazhe, në të njëjtën kohë operacionale dhe financiare", theksoi Rasmussen. Ai u shpreh për një bashkërendim më të madh në nivel institucional dhe mes shtabeve të përgjithshme të të dy institucioneve, sidomos në Afganistan. Përpara uljes së shpenzimeve ushtarake lidhur me krizën ekonomike, sekretari i përgjithshëm i NATO-s është shprehur edhe më 10 qershor, gjatë një mbledhjeje të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel, për një "racionalizim'' të aleancës. Dhe në një letër dërguar Rasmussen në fund të prillit, nëntë vende, Gjermania, Danimarka, Shtetet e Bashkuara, Franca, Itlaia, Norvegjia, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Republika çeke, kanë kërkuar një bashkëpunim të gjerë të NATO-s që prek si selinë dhe agjencitë e saj edhe strukturën e saj të komandimit, njofton një zyrtar i aleancës. /I.Pu.
KOMENTE