Shba E Gatshme Të Ndihmojë Turqinë Në Luftën Kundër Rebelëve Të Pkk-Së
ANKARA, 21 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj Turqisë në luftën kundër rebelëve kurdë nëse Ankaraja e kërkon, deklaroi sot ambasadori amerikan në Turqi.
"Jemi të gatshëm të ekzaminojmë në mënyrë urgjente të gjithë kërkesat e ushtrisë dhe qeverisë turke, lidhur me PKK-në", deklaroi James Jeffrey, në një njoftim.
Ambasadori i referohej Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), organizatë e konsideruar terroriste nga Ankaraja dhe Uashington, që ka shumëfishuar sulmet ndaj ushtrisë turke, gjatë muajve të fundit.
"PKK është një armik i përbashkët i Turqisë dhe SHBA-së dhe e mbështesim aktivisht përpjekjet e aleatëve tanë për dhënien fund të këtij kërcënimi terrorist", theksoi ai.
Ambasadori shtoi se nuk ka pasur ndërveprime të shërbimeve sekrete amerikane dhe turke lidhur me PKK-në, në veri të Irak./
/i.p/