Shba - Katërshja Përshëndet Heqjen E Bllokadës Në Rripin E Gazës
NJU JORK, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Katërshja për Lindjen e Mesme përshëndeti heqjen e blokadës në Rripin e Gazës njoftuar këtë fundjavë nga qeveria izraelite, por nënvizoi rëndësinë e mënyrave për aplikimin e saj, në një komunikatë publikuar sot nga OKB.
"Politika e re përballë Rripit të Gazës që sapo njoftoi qeveria izraelite është e ardhmja'', deklaroi katërshja, SHBA, Rusi, OKB, BE në një komunikatë.
Ajo theksoi se ''zbatimi i detajeve dhe mënyrave të aplikimit do të jetë i rëndësishëm për të siguruar efikasitet për këtë politikë të re''.
"Zbatimi i plotë dhe efikas duhet të kalojë nga një ndryshim sinjifikativ i strategjisë për të përmbushur nevojat e popullit të Gazës përsa i përket ndihmave humanitare dhe tregtare, rindërtimit dhe infrastrukturës civile si dhe aktivitetit ekonomik legjitim duke siguruar në të njëjtën kohë nevojat e Izraelit për siguri'', vijon komunikata./
/ec/ a.jor.