English

SHBA, plaçkitje në shtëpinë ish-presidentit Bush

Maryland, SHBA, 22 qershor 2010 NOA - Plaçkitje në shtëpinë e familjes Bush. Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Jenna e cila është e bija e ish-presidentit të SHBA, Xhorxh W. Bush dhe jeton në Baltimore (Maryland).

Të paftuarit shkaktuan menjëherë alarmin dhe brenda pak minutash mbërritën dhe një numër forcash policore.

Hajdutët në atë kohë të shkurtër arritën të merrnin vetëm dy biçikleta të cilat i përkisnin Jenna Bush dhe ndodheshin në garazhin e shtëpisë.

Grupi, me shumë gjasa, ëndërronte një plaçkitje të madhe, por ndërhyrja e forcave policore prishi planet e këtij sulmi.

Pas ndërhyrjes në pronën e vajzës së ish-presidentit të SHBA, hajdutët arritën të marrin vetëm sendet të vogla pa ndonjë vlerë të madhe, u shpreh zyrtarisht policia lokale.

Sipas akuzës së ngritur nga Jenna Bush, mallrat shtëpiake të vjedhura kishin një vlerë totale prej 3 mijë e 500 dollarësh.

r.b/NOA

KOMENTE