English

SHBA, rrjedhja e naftës ishte raportuar nga punonjësi i BP

Uashington, 21 qershor, NOA - Një punonjës në platformën e naftës "Deepwater Horizin" në Gjirin e Meksikës, ka thënë se ai e kishte raportuar rrjedhjen e naftës në pajisjet e sigurisë disa javë para shpërthimit, i cili shkaktoi katastrofën më të madhe ekologjike në SHBA.

Tajron Benton ka thënë se rrjedhja e naftës atëherë nuk ishte rregulluar, por makina e prishur ishte shkyçur, dhe gjithçka, sipas tij, varej nga një makinë e tillë.

Kompania "British Petroleum" njoftoi se për operacionin e mirëmbajtjes janë përgjegjës pronarët e kompanisë "Transocean".

Kompania “British Petroleum” kohët e fundit ndodhet në një presion nga qeveria amerikane për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

NOA

KOMENTE