Tiranë, 21 Qershor, NOA – Seanca për çështjen e tragjedisë se Gërdecit është shtyrë sërish për shkak të mungesës së avokatëve.
Ndërsa pritej që kjo seancë e radhës të zhvillohej sot në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, mungesa e 5 avokatëve shkaktoi edhe anulimin e saj, për të disatën herë.
Ndërkaq, gazetari i agjencisë së Lajmeve NOA raporton nga gjykata se seanca e radhës u vendos që të caktohet në datën 28 qershor, pra të hënën e ardhshme.
Gjatë seancave të shumta, dëshmitarët e thirrur për çështjen më të madhe gjyqësore që është zhvilluar ndonjëherë në vend, kanë nisur të japin dëshmitë e tyre të para lidhur me çka ndodhi në të vërtetë ditën e 15 marsit 2008 dhe të gjitha rrethanat që e parapërgatitën atë.
Në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona, 300 u plagosën si dhe mijëra banesa e subjekte private u dëmtuan.
n.e/NOA