English

Soft News- Bolivi - Një Deputete Lind Vajzë Gjatë... Seancës Parlamentare!

! SUKRE (Bolivi), 21 qershor /ATSH-MIA/ - Një deputete boliviane befasoi kolegët e saj gjatë një seance të parlamentit të qytetit duke sjellë në jetë një vajzë. Maria Ines Villaroel, 39 vjeçe, anëtare e partisë Lëvizja për Socializëm e presidentit Evo Morales, filloi të ndiejë dhimbje gjatë seancës, por pasi nuk pati mundësi të arrijë deri në spital, disa gra e ndihmuan që të lindte në ndërtesën e parlamentit. "Ajo lindi vajzë, të dyja janë në spital në një gjendje të mirë shëndetësore", tha Marco Suarez dhe zyra e kryetarit të komunës Riberlate, në afërsi të kufirit me Brazilin. Seanca ku po diskutohej për financimin e qeverisë lokale, u ndërpre për atë ditë./ a.jor.
KOMENTE