English

Soft News - Meteorologji - Vera Vjen Me... Dëborë Në Austri!

VJENË, 21 qershor /ATSH-MIA/ - Gjatë kësaj fundjave në pjesët perëndimore të Austrisë ka rënë dëborë, ndërsa disa prej kalimeve malore janë mbyllur për lëvizje për shkak të motit të papërshtatshëm, njoftoi media lokale. Në ditën e ekuinoksit veror, në luginën Cilertal, në krahinën e Tirolit ra 40 centimetra dëborë. Ndërkohë, në disa rajone temperatura ka qenë minus 9,1 gradë Celsius. Në Foralberg, policia rrugore ka detyruar shoferët që në mënyrë të detyrueshme të vendosin zinxhirët në rrota për shkak të akullit në rrugët malore./ a.jor.
KOMENTE