Soft News - Paga E Presidentit Afgan... 525 Dollarë Në Muaj!
KABUL, 21 qershor /ATSH-MIA/ - Presidenti afgan, Hamid Karzai fiton 525 dollarë në muaj, ka më pak se 20 000 dollarë në bankë dhe nuk posedon tokë apo pronë, thuhet në raportin për deklarimin e pasurisë së presidentit, që e publikoi sot Komisioni afgan për Luftën kundër Korrupsionit.
Edhe pse të ardhurat e Karzait janë pesë herë më të mëdha në raport me pagën mesatare, ato janë më të vogla në krahasim me përfitimin e liderëve politikë në vendet perëndimore, ku presidenti amerikan, Barack Obama përfiton rreth 400 000 dollarë në vit, ndërsa kryeministri britanik David Cameron rreth 200 000 dollarë.
Të dhënat për gjendjen e pasurisë së Karzait i publikoi Zyra e Lartë për Mbikëqyrje dhe Luftë kundër Korrupsionit, në pajtim me vendimin qëllimi i të cilit është sigurimi i transparencës më të madhe kur bëhet fjalë për pronën e funksionarëve afganë.
Komisioni shënon gjendje e pasurisë të së paku 2 000 funksionarëve duke i përfshirë ministrat, deputetët, funksionarët e lartë ushtarakë dhe të policisë si edhe liderët e krahinave./
a.jor.