Sport-Boks/ Vllaznia, Kampione E Shqipërisë Për Boksin E Moshave
TIRANË, 21 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Vllaznia e Shkodrës është shpallur kampione në finalet e kampionatit kombëtar të moshave 17-18 vjeç, të zhvilluar këtë fundjavë në Durrës.
Vllaznia zuri vendin e parë me 21 pikë, ndërsa në vend të dytë u rendit Teuta me 20 pikë, dhe në të tretin Fieri me 16 pikë.
Boksieri më i mirë i aktivitetit u shpall Mërgim Biberi i Teutës për aftësitë e larta sportive të shfaqura në këtë aktivitet.
Ndërsa, boksieri më luftarak është shpallur Xhuljo Vrenozi i Apolonisë, i cili është shpallur për të disatën herë kampion kombëtar në peshën e tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi, u shpreh për ATSH-në se "finalet janë shoqëruar me rivalitet të lartë ndërmjet ekipeve, nisur nga diferenca e vogël në pikë dhe ambicja e lartë për titullin. Nuk kanë munguar tensionet dhe konstestimet. Tre nga takimet finale janë kontestuar nga trajnerët e ekipeve për nivelin e gjykimit".
Federata Shqiptare e Boksit bën të ditur se janë grumbulluar të gjitha materialet dhe së shpejti do të fillojë gjykimin e rasteve, për të marra dhe masat e duhura.
- Kampionët sipas peshave në kampionatin kombëtar të boksit 17-18 vjeç
Pesha Emri Mbiemri Ekipi
48kg Ardit Alia Teuta
51 kg Ramazan Cena Kukësi
54 kg Ermal Kaculi Kukësi
57 kg Esild Kalemi Partizani
60 kg Kristian Matija Vllaznia
64 kg Xhuljo Vrenozi Apolonia
69 kg Emiljano Cekini Vllaznia
75 kg Mergim Biberi Teuta
81 kg Bekim Vjerdha Vllaznia
91 kg Klison Beqaraj Teuta
/s.s./