Sport-Botëror/ Grupi H, Kili Mposht Edhe Zvicrën, Mundësi Për Kualifikim
TIRANË, 21 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kili merr kryesimin e Grupit H me 6 pikë dhe i krijon vetes shanse të pastra për kualifikimin, me fitoren 1-0 ndaj Zvicrës. Loja u karakterizua nga temperamenti sulmues i ekipit nga Amerika e Jugut.
Goli i fitores u shënua nga Mark Gonzalez në minutën '75. Pas golit, Kili tentoi vazhdimisht të thellojë epërsinë, por mbrojtja e Zvicrës qëndroi kompakte.
Lojtari i Zvicrës me origjinë shqiptare, Valon Behrami, nuk mundi të shpalosë tërësisht aftësitë, në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës 2010. Behrami, i cili mungoi në takimin Zvicër-Spanjë, u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe loja e tij u mbyll në minutën '31, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.
Pas daljes së Behramit, situata në fushë pati momente tensioni dhe arbitri nuk kurseu asnjë karton të verdhë. Në 90 minuta lojë u dhanë 9 kartona të verdhë dhe 1 i kuq.
Pas Kilit me 6 pikë, renditja në Grupin H vijon me Zvicrën me 3 pikë dhe Hondurasin e Spanjën me nga 0 pikë.
Grupi H
Kili - Zvicër 1-0
Shënues: Gonzalez 75'
Kili (4-3-3): Bravo; Isla, Medel, Ponce, Vidal (Gonzalez); Carmona, Jara, Fernandez (Paredes); Sanchez, Beausejour, H.Suazo (Valdivia). Trajner: Marcelo Bielsa.
Zvicra (4-4-2): Benaglio; Lichtsteiner, Von Bergen, Grichting, Ziegler; Behrami, Inler, Huggel, Fernandes; Frei (Barnetta), Nkufo (Derdiyok).Trajner: Otmar Hitzfeld. /a.ke/