English

Sport-Botëror/ Portugalia Në "Qiellin E 7-Të" Ndaj Koresë Së Veriut

TIRANË, 21 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Portugalia ka shkatërruar 7-0 Korenë e Veriut në ndeshjen e vlefshme për grupin G të botërorit të Afrikës së Jugut. Portugezët kanë shënuar shtatë herë në portën kundërshtare me anë të Meireles (25'), Simao (53'), Almeida (56'), Tiago (60', 88'), Liedson (81') dhe Kristiano Ronaldo (90'). Ndërkohë Koreja e Veriut nuk ka mundur të shënojë asnjë gol duke u mbyllur e gjitha në zonë. Pas këtij takimi Portugalia mban vendin e dytë në grupin G me 4 pikë, 2 me pak se Brazili i vendit të parë. Koreano-veriorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa vendin e tretë e mban Bregu i Fildishtë me 1 pikë. Grupi G Portugali - Korea e Veriut 7-0 Shënues: Meireles 25' Simao 53', Almeida 56' , Tiago 60' 88', Liedson 81', Ronaldo 90'. Portugali(4-3-3): Eduardo; Miguel, Alves, Carvalho, Coentrao; Tiago, Mendes, Meireles (Veloso); Simao (Duda), Almeida (Liedson), Ronaldo. Trajner: Karlos Queiroz Korea e Veriut (4-5-1): Myong-Guk; Jong-Hyok (Song-Chol), Chol-Jin, Nam-Chol (Kim Kum II), Këang-Chon; In-Guk, Jun-Il, Yun-Nam, Yong-Hak, Yong-Jo; Tae-Se. Trajner: Jong-Hun.
KOMENTE