English

Sport-Botëror/ Spanja Rikthehet Në Rrugën Për Kualifikim

TIRANË, 21 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Spanja ka shënuar një fitore komode 2-0, përballë Hondurasit, ndërkohë që ka humbur edhe mjaft raste të pastra për gol, ndër të cilat edhe një penallti, me anë të David Villas, që ishte njëkohësisht autori i dopietës në ndeshjen e dytë në grup. Në këtë mënyrë, spanjollët shpresojnë që në ndeshjen e fundit të fazës në grupe të sigurojnë kualifikimin për në 1/16 e Kampionatit Botëror. Kampionët e Europës ishin dukshëm skuadër më e mirë se kundërshtari dhe me plot meritë regjistroi tre pikët e para në këtë Botëror. Heroi i 'furisë së kuqe' ishte sulmuesi i ri i Barcelonës, David Villa, i cili shënoi të dy golat (17' dhe 51'). Pas kësaj fitoreje, Spanja ka tri pikë, po aq sa ka Zvicra, ndërsa kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen e tretë në grup, përballë kryesuesve të Grupit H, Kilit. Grupi H Spanjë - Honduras 2-0 Shënues: Villa 17', 51' Spanja(4-3-1-2): Casillas; Sergio Ramos (Arbeloa), Piquè, Puyol, Capdevila; Xabi Alonso, Busquets, Jesus Navas; Xavi (Fabregas); Torres (Mata), Villa. Trajner: Vinsente Del Bosque. Honduras (4-4-2): Valladares, Mendoza, Chavez Guity, Maynor Figueroa, Izaguirre; Turcios (Nunez), S. Palacios, Espinoza (Uelcome), Guevara; Martinez Ramos, Suazo. Trajner: Javier Rueda.
KOMENTE