English

Sport-Futboll/ Klubet Shqiptare Me Sytë Nga "Goglat" E Shortit Të Nionit

TIRANË, 21 Qershor/ATSH- Gjergji Mima/. -Vëmendja e klubeve shqiptare do të jetë sot tek shorti për kupat e Europës, që hidhet në Nion të Zvicrës. Janë katër skuadra shqiptare që presin të mësojnë se me kë do të përballen në aventurën e tyre europiane. Dinamo do të luajë në Ligën e Kampioneve, Besa në Europa Ligë në turin e dytë, ndërsa Tirana dhe Laçi do të luajnë në turin e parë. Ndeshjet e turit të parë në Europa Lige do të luhen në datat 1 dhe 8 korrik, ndërsa turi i dyte në datat 15 dhe 22 korrik. Dinamo do ta nisë aventurën e saj në Ligën e Kampioneve në datën 13-14 korrik dhe ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 20-21 korrik. Tirana ndodhet në vazon e favoriteve dhe në shortin që do të hidhet sot në Nion të Zvicrës për bardheblute do të jetë njëra mes këtyre skuadrave: Olimpija (Slloveni), Tabol (Kazakistan), Flora (Estoni), Streimur (I.Faroe), Gyori Eto (Hungari), Glentoran (I.Veriut), Dudelange (Luksemburg), N.Trans (Estoni), Khazar (Azerbajxhan), Fylkir (Island), M.Skopje (Maqedoni), Karagonda (Kazakistan), Banants (Armeni), Llanelli (Uells), Uanderers (Maltë), Runovik (I.Faroe), Ulisses (Armeni), P.Talbot (Uells), Greven. (Luksemburg), Zeta (Mali i Zi), Portdaun (I.Veriut), Santa C. (Andorrë), Faetano (San Marino). Dinamo ndodhet në vazon e jo favoritëve, ku në short kampionët e Shqipërisë do të kenë si kundërshtar njërën prej skuadrave: Hapoel Tel Aviv (Izrael), Sparta Prague (Çeki), Rosenborg (Norvegji), Red Bull Salcburg (Austri), Litex Lovech (Bullgari), Dinamo Zagreb (Kroaci), Partizan (Serbi), Bate Borisov (Bjellorusi), Lech Poznan (Poloni), Zilina (Sllovaki), Sheriff Tiraspol (Moldavi), Debrecen (Hungari), Omonia (Qipro), Aik (Suedi), Bohemians (Irlandë), Ekranas (Lituani), Aktobe (Kazakistan) Laçi ndodhet në vazon e favoritëve dhe në shortin për Europa League bardhezinjtë do të gjejnë si kundërshtar njërën prej skuadrave: Anorthosis (Qipro), Randers, (Danimarkë), Kalmar (Suedi), Bnei Yehuda (Izrael), Nitra (Sllovaki), Rabotnicki (Maqedoni), Mypa (Finlandë), Gefle (Suedi), Zrinjski (Bosnje-Hercegovinë), Karabak (Azerbaxhan), Ruch Chorzov (Poloni), Sibenik (Kroaci), Dnepr Mogilev (Bjellorusi), Torpedo Zhodino (Bjellorusi), Shiroki Briek (Bosnje- Hercegovinë), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), Skonto (Letoni), Kr Reykiavik (Islandë), Dacia (Moldavi), Duldank (Irlandë), Tps (Finlandë), Tauras Turage (Lituani), Zestaponi (Gjeorgji), Olimpia (Moldavi), Mogren (Mal i Zi). Ndërkohë që Besa do t'i njohë kundërshtarët e saj vetëm pas përfundimit të fazës së parë të Europa League. /s.s./
KOMENTE