SHBA, 21 qershor, NOA – Filmi i animuar “Toy Story 3” i Pixar ka dominuar këtë fundjavë arkat e kinemave amerikane ku po shfaqet seria më e re e tij.
Sipas mediave amerikane thuhet se kinematë kanë regjistruar një shitje biletash prej 109 milion dollarësh amerikanë.
“Toy Story 3, i cili në Evropë pritet të dalë në fillim të korrikut, i është besuar zërave të aktorëve Tom Hanks, kauboit Woody dhe Tim Allen, astronauti.
“Toy Story 3” cilësohet si i treti film me kartona në historinë e kësaj kinemaje amerikane, që rezulton të ketë arkëtuar mbi 100 milion dollarë.
Përpara “Toy Story 3” këtë rekord e jetuan filmat e animuar “Shrek 2” me 108 milionë në 2004-ën dhe “Shrek 3” me 122 milionë para të arkëtuara në vitin 2007.
mit/NOA