English

Tpi - Brammertz: Mlladiç Është I Gjallë, Kërkimet Vazhdojnë

SARAJEVË, 21 qershor /ATSH-ANSA/ - Ratko Mlladiç, ish-gjenerali i serbo-boshnjakëve i cili kërkohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës (TPI), "është gjallë", deklaroi sot kryeprokurori i TPI-së, Serge Brammertz, në një intervistë për të përditshmen "Dnevni Avaz. Javën e kaluar familja e Mlladiç paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Beogradit për deklarimin e vdekjes së të afërmit të tyre, "por ai është i gjallë dhe nuk ka asnjë motiv për të ndryshuar bindjen tonë se ai ende fshihet këtu", deklaroi Brammertz. Brammertz mohoi se për përpjekjet e bëra deri tani nga Serbia duhet nisur afrimi i vendit drejtë BE-së, duke shtuar se duhet ushtruar ende presion mbi Beogradin për dorëzimin e dy të kërkuarve, Mlladiç dhe Goran Haxhiç, ky i fundit ish-lideri politik i serbëve të Kroacisë. Gratë e Srebrenicës, që mbijetuan nga masakra e më shumë se 8000 myslimanëve në korrik të vitit 1995 nga ana e trupave të Mlladiç, e kritikuan Brammertz duke kërkuar që ai "të jetë më eksplicit për mbështetësit e Mlladiç të cilët e mbajnë të fshehur që prej 15 vjetësh". /e.v/
KOMENTE