English

Vetëvritet polici i burgut 325, gjendet i vdekur në banesë

Tiranë, 21 qershor 2010 NOA – Një efektiv i policisë së burgut të Tiranës, nr 325, u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Tiranë, bëjnë të ditur burime paraprake policore.

Viktima është Elton Dushi, 33 vjeç, banues në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë repartit Pediatrik (Spitali i Fëmijëve) në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se i ndjeri ishte vrarë me armën e tij të detyrës, një pistoletë.

Ende nuk është e qartë pse i riu ka ndërmarrë aktin fatal të vetëvrasjes, por policia e Tiranës thotë se ka nisur menjëherë hetimet mbi ngjarjen.

r.n/NOA

KOMENTE