Vlorë, Reshjet Intensive Të Shiut Shkaktojnë Probleme Në Disa Akse Rrugore
VLORË, 21 Qershor/ATSH-H.Koçi/.-Reshjet intensive të shiut, që ranë sot në orët e mëngjesit, krijuan problem në disa ake rrugore në qytetin e Vlorës.
Kanë mjaftuar vetëm 15-20 minuta reshje në formën e rrebeshit, që disa nga akset rrugore të mbuloheshin nga ujrat dhe automjetet të qarkullojnë me vështirësi. Kështu ndodhi në disa segmente në bulevardin Vlorë-Skelë, në rrugën në afërsi të ish- Parkut të Tregtisë, në disa lagje periferike, etj. Po ashtu, shiu i rrëmbyer, i shoqëruar me erë të fortë, rrëzoi edhe disa pemë në mjedisin e gjelbëruar përpara godinës kryesore të Universitetit të Vlorës.
Aktualisht, reshjet e shiut kanë pushuar dhe gjendja pothuajse është normalizuar, por moti i paqëndrueshëm dhe me reshje pritet të jetë i tillë edhe në orët në vazhdim. /s.s./