English

Vodhën kompiuterat, arrestohen tre persona

Durrës, 21 qershor, NOA – Tre të rinj nga qyteti i Durrësit kanë vjedhur një qendër interneti duke marrë prej andej 11 kompiutera. Ngjarja ka ndodhur në datën 19 qershor dhe pas hetimeve të policisë rezultoi se shtetasit që kanë vjedhur kompiuterat në lagjen 14 në qytetin bregdetar janë; Gerald Rexhepi, 21 vjeç, Eneo Rexhepi 21 vjeç dhe Jurgen Bubeqi 28 vjeç.

Policia ka arritur të zbulojë dhe një tjetër bashkëpunëtor të re të rinjve, por të cilin e nuk e ka arrestuar ende.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin Xhildo Kolaj, i cili ka qenë dhe më parë i dënuar për veprën penalë të vjedhjes.

Policia u ka sekuestruar sasinë e 11 kompiuterave tre të rinjve, të cilët pas vjedhjes kishin menduar ti shisnin, dhe ka shpallur në kërkim 19 vjeçarin Kolaj.

m.xh/NOA

KOMENTE