Paris, 22 qershor 2010 NOA - Vret shokun e tij të qelisë dhe më pas i ha një prej mushkërive. Protagonisti i kësaj ngjarjeje që po shokon opinionin publik, është një francez 39 vjeçar, Nicolas Cocaign i cili përfundoi në gjykatën e Rouen për vrasjen e Thierry Baudry, shokut të tij të qelisë.
Sipas padisë penale që prokuroria e shtetit tha se ka ngritur, Nicolas Cocaign e kishte qëlluar fillimisht viktimën e tij me shkelma dhe grushte, më pas me anë të një palë gërshërëve e ka goditur dhe e ka mbytur me një qese plastike.
Këtu historia bëhet akoma më e frikshme, horrror i vërtetë, pasi vrasësi ka hapur gjoksin e viktimës me një brisk, hoqi një brinjë që andej dhe hëngri atë çka ai mendoi se ishte zemra.
Në fakt ishte një mushkëri, një pjesë e ka ngrënë ashtu siç ishte ndërsa tjetrën e ka gatuar me qepë.
“Doja t’i merrja shpirtin”, - tha vrasësi, i cili ndodhej në burg me akuzën e tentativës për vjedhje, ndaj dhe e hëngra.
r.b/NOA