Vlorë, 21 qershor, NOA – Një grua i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për 56 vjeçaren Eli Truja. Sipas korrespodentit të NOA në qytetin e Vlorës, gruaja është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Fillimisht është menduar për një aksident duke qenë se gruaja është hedhur nga ballkoni.
Por pas verifikimeve të para është vërtetuar se gruaja ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i katërt.
Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur procedurat hetimore. Pas konstatimeve të para janë marrë dëshmitë e fqinjëve të gruas dhe të afërmeve të saj.
m.xh/NOA