Tiranë, 21 qershor NOA - Regjimi diktatorial i spanjollit Francisco Franco i dorëzoi atij nazist, në vitin 1941, një listë të 6 mijë hebrenjve që jetonin në Spanjë.
Kjo listë shoqërohej me informacione të detajuara rreth tyre dhe kjo duke u bazuar në atë çka shkruhej në të përditshmen spanjolle “El Pais”.
Në atë kohë ishte dërguar një qarkore në të gjithë provincat e Spanjës nga Franko dhe kjo për të mësuar informacione me vendndodhjen e “izraelitëve” që jetonin në Spanjë.
Aty duhet të përcaktoheshin bindjet politike, niveli i jetesës dhe grada e rrezikshmërisë.
Kështu, nëse kreu spanjoll i shtetit nuk do të kishte dhënë listën emërore, masakra ndaj hebrenjve s’do të kishte ndodhur.
r.b/NOA