Afrikë e Jugut, 22 Qershor 2010 NOA - Pas kaosit që po kalojnë lojtarët e skuadrës franceze një tjetër përfaqësuese e këtij Botërori duhet thënë se ndodhet pak a shumë në të njëjtën situatë. Bëhet fjalë për skuadrën e Anglisë e drejtuar nga tekniku italian Fabio Kapelo.
Kështu ditën e dielë është bërë e ditur se Terry i ka kërkuar trajnerit e tij një bisedë, ku ai do t’i kërkonte ndryshimin e metodës tepër të ashpër të përdorur nga tekniku italian në drejtim të lojtarëve.
Kështu siç pohohet nga shtypi britanik lojtarët e “rebeluar” janë David James, Steven Gerrard, Frank Lampard, Jamie Carragher, Wayne Rooney, Aaron Lennon, Peter Crouch dhe Glen Johnson.
Megjithatë të gjithë lojtarët që janë përmendur e kanë lënë të vetëm Terryn në këtë bisedë, e cila me sa duket është shpërfillur nga Kapelo.
r.b/NOA