Afrikë e Jugut, 23 Qershor NOA - Pasi ka përfunduar çdo lloj problemi në lidhje me dëmtimin e tij, fantazisti i Bajernit të Munihut, Arjen Robben është i gatshëm të zbresë në fushën e lojës.
Kështu siç ka pohuar dhe vetë tekniku i përfaqësueses Holandeze, Bert Van Marwijk, do të jetë vetë Robben i cili do të vendosë nëse do të luajë në ndeshjen e fundit në grupe ku skuadra e tij do të përballet me Kamerunin.
“Në këto ditë jam stërvitur normalisht dhe kjo pa pasur asnjë lloj shqetësimi. Kam nevojë të luaj një ndeshje të vërtetë për të gjetur ritmin e duhur. Në lidhje me këtë fakt them se mund të luaj që në ndeshjen me Kamerunin”, - pohoi Robben.
Rikthimi i mesfushorit holandez duhet thënë se është një lajm tepër i mirë për teknikun e kësaj skuadre pasi ai është një ndër lopatarët kyç të kësaj skuadre.
r.b/NOA