Arkeologji - Zbulohen Imazhet Më Antike Të Disa Apostujve
ROMË, 22 qershor /ATSH-ANSA/ - "Janë imazhet më antike të apostujve që ne njohim dhe i përkasin fundit të shekullit të IV", deklaroi sot Fabrizio Visconti, përgjegjësi i punimeve arkeologjike në katakombat e Shën Tecla në Romë, duke komentuar kështu zbulimin e apostujve Pjetër, Pal, Andrea dhe Xhovani. Zbulimi u publikua sot zyrtarisht pas dy vjetësh kërkimi, pavarësisht se e përditshmja e Vatikanit, "Osservatore Romano", publikoi qershorin e kaluar zbulimin e ikonës së parë të Shën Palit.
Lajmi për zbulimin e ikonave dhe vjetërsinë e tyre ishte njoftuar disa ditë më parë nga e njëjta gazetë, por sot ishte caktuar deklarata zyrtare për shtyp e autoriteteve të Vatikanit.
/e.v/