Bosnje - Përmbytje Në Pjesën Veriore Të Vendit
BANJA LUKA, 22 qershor /ATSH-MIA/ - Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpi dhe kanë bllokuar shumë rrugët në qytetet dhe fshatrat në pjesën veriore të Bosnjes.
Disa rrugë në qendër të Banja Lukës janë bllokuar, ndërsa shtëpitë e tri lagje ndodhen aktualisht nën ujë.
Në Prijedor ekipet e shpëtimit kanë dhënë ndihma në ushqime dhe ujë për dhjetëra njerëz të bllokuar në katet e larta të një qendre rehabilitimi.
Milenko Milivojac, shef i shërbimit për mbrojtjen civile në qytet, deklaroi se është ndërprerë rryma elektrike me qëllim që njerëzit e bllokuar të mbrohen prej saj.
Nuk ka informacione për viktima./
a.jor.