Brazil - Moti I Keq, 32 Të Vdekur Dhe Të Paktën 1000 Të Zhdukur
BRAZILIA, 22 qershor /ATSH-ANSA/ - Më shumë se 1000 persona janë shpallur të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën verilindjen e Brazilit, njoftoi sot guvernatori i shtetit Alagoas, Teotonio Vilela Filho, cituar nga agjencia zyrtare "Brazil".
Shifrat zyrtare të njoftuara nga shtabi emergjencave flasin për 32 të vdekur në shtetet Alagoas dhe Pernambuko, për 40 mijë persona që kanë mbetur të pastrehë dhe 65 të tjerë që u desh të evakuoheshin.
/e.v/