Durres: Mot I Paqendrueshem Dhe Det I Trazuar
DURRES, 22 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti i paqëndrueshëm me reshje dhe shtërngata shiu ka përfshirë rajonin detar të Durrësit edhe sot në orët e para të mëngjesit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit.
Megjithë detin e trazuar me forcë 3-4 jashtë gjirit detar të Durrësit, tragetet e linjës Bari-Durrës po ankorohen pa probleme në kalatat e portit më të madh të vendit.
Temperaturat e ajrit në mëngjes shënuan kuota të ulta deri në 11 gradë Celsius, ndërsa pritet që ato të normalizohen në mesditë. Përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë ka nisur që në orët e para të mëngjesit, shtuan burimet, sipas të cilave, nuk do të ketë shqetësime për trafikun e trageteve dhe anijeve në hyrje-dalje nga porti. /a.ke/