English

Dy vëllezër prishin me fadromë një garazh, njëri kapet kurse tjetri kërkohet

Fushë-Krujë, 22 Qershor, NOA – Kanë marrë një fadromë dhe me anë të saj kanë shkatërruar me dashje një garazh automjetesh duke dëmtuar një sasi mallrash që ndodheshin në të.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Shkëlqim dhe Arben Bardhi, lindur dhe banues në Luz të Fushë-Krujës, ku i pari tashmë ka rënë në duart e forcave të policisë, ndërsa i dyti është shpallur në kërkim prej tyre.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ndërtesa e garazhit që u rrëzua prej tyre ishte në pronësi të 54-vjeçarit me inicialet I.Q., me banim në Fushë-Krujë.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore mbi këtë ngjarje, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti fadromë në pronësi të Shkëlqim Bardhit.

Materialet për veprën penale të shkatërrimit të pronës me dashje, kryer në bashkëpunim, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE