Ekon - Britania E Madhe Shpreh Objektivin Për Eliminimin E Deficitit Në Pesë Vjet
LONDËR, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri britanik i Financave, George Osborne shprehu objektivin e tij për ekuilibrimin e financave publike në Britaninë e Madhe në pesë vjet, njoftoi sot një zëdhënës, para paraqitjes në parlament të buxhetit të parë të qeverisë së re.
"Buxheti im është i ashpër, por do të jetë i drejtë dhe i pashmangshëm përsa i përket çrregullimit ekonomik që ne duhet të evitojmë'', deklaroi ai, sipas një zëdhënësi të kryeministrit, David Cameron.
"Qeveria e koalicionit, formuar nga konservatorët dhe liberaldemokratët pas zgjedhjeve legjislative të 6 majit, do të marrë përsipër ekulibrimin e financave publike në pesë vjet'', shtoi Osborne duke shtuar që ky do të jetë një objetiv i ri përsa i përket politikës buxhetore.
Qeveria britanike do të bëjë përpjekje për të eliminuar plotësisht deficitin publik./
/ec/ a.jor.