Ekon - Maqedoni - Shkalla E Papunësisë Arrin Në Rekordin E 33,5 Përqindshit
SHKUP, 22 qershor /ATSH-MIA/ - Në katërmujorin e parë të vitit, papunësia në Maqedoni arriti në nivelin rekord të 33,5 përqindshit, ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar një rritje prej 2,9 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror maqedonas për Statistikë, banorë aktivë gjatë katërmujorit të parë të vitit ishin 925 613 persona, nga të cilët të papunë janë 309 651 të tillë./
a.jor.