English

Ekonomi - Barnier: Angazhimi I Kinës Për Juanin Është Një Lajm I Mirë

PARIS, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Angazhimi i Pekinit në favor të një elasticiteti më të madh të vlerës së këmbimit të juanit është një "lajm i mirë" njëherësh për Kinën dhe ekonominë botërore, u shpreh sot në Paris komisioneri evropian i Shërbimeve financiare Michel Barnier. "Masa që u njoftua nga autoritetet kineze është shumë pozitive",theksoi ai gjatë një takimi me gazetarë të organizuar nga European American Press Club. "Lajmi që Kina angazhohet për rivlerësimin e juanit është jo vetëm pozitiv për vetë Kinën, por edhe për kinezët", sepse mundësia e tyre e blerjes dhe konsumi i brendshëm mund të nxiten nga kjo masë", shtoi ai. Michel Barnier theksoi gjithashtu se ky është një "lajm të mirë për ekonominë botërore dhe për sistemin monetar botëror, sepse vlera e këmbimit të monedhave duhet të pasqyrojë bazat e ekonomisë së çdo rajoni të botës dhe të çdo vendi". Konform angazhimeve të fundjavës, Kina futi sot dozën e parë të elasticitetit në sistemin e saj të vlerës së këmbimit, me një kurs bazë të juanit në rritje të dukshme përballë dollarit, disa ditë përpara hapjes së samitit të G20. /I.Pu.
KOMENTE