Ekonomi - Kina Cakton Një Kurs Në Rritje Të Juanit
PEKIN, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Kina caktoi një kurs në rritje të juanit sot pasi është angazhuar në fundjavë për një vlerë këmbimi më elastike, njofton faqja zyrtare e internetit Chinamoney.com.
Banka Qendrore caktoi një kurs bazë prej 6,7980 juanë kundrejt dollarit, pas 6,8275 ditën e djeshme, gjë që përbën një rritje të juanit me 0,43 për qind.
Kursi bazë është pragu rreth të cilit monedha kineze luhatet çdo ditë në një kufi prej rreth 0,5 për qind.
/I.Pu.