English

Elbasan: Vetëvritet Me Armë Zjarri 52 Vjeçari

ELBASAN, 22 qershor /ATSH, Miranda Sadiku/ - Një person është vetëvrarë me armë zjarri të martën në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, bën të ditur policia. "Rustem Liçi, 52 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri të tipit pushkë rreth orës 9.30", bën të ditur policia. Sipas të njëjtave burime, babai i tre fëmijëve është gjetur nga i biri, i cili ka sinjalizuar policinë për ngjarjen. Dyshohet se shkak i vetëvrasjes së tij ka qenë gjendja e rëndë psikologjike, e krijuar për shkak të kushteve ekonomike. Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje./ch/
KOMENTE