English

Fallsifikonin dokumente pronësie prej vitit 2007, arrestohen kryetari fshatit dhe një tjetër

Lezhë, 22 qershor, NOA – Fallsifikonin dokumente pronësie, duke marrë e dhënë prona padrejtësisht qysh prej vitit 2007.

Por, pas hetimesh nga policia e Lezhës janë arrestuar sot në mesditë, kryetari i Fshatit Thirrë në Komunën e Fanit në Mirditë, 51 vjeçari Preng Çupi, dhe 56 vjeçari

Nikollë Prenga, banues në fshatin Qazim Pali, në komunën e Lukovës, në Sarandë.

Përmes operacionit “Autostrada” policia e Lezhes njoftoi se arrestoi dy personat e lartpërmendur për veprën kriminale të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas policisë bëhet e ditur se Preng Çupi duke qenë kryetar i fshatit Thirrë, të Mirditës, në bashkëpunim me Nikollë Prengën në vitin 2007 ka plotësuar një formular pronësie duke e fallsifikuar aktin e marrjes së tokës në pronësi nga një shtetas në emër të të cilit ishte prona, duke ia dhënë padrejtësisht një tjetri, një sipërfaqe toke, një truall dhe një banesë me sipërfaqe 4300 m2, ndërkohë që e gjithë kjo tokë bashkë mer shtëpinë i ishin shitur një shtetasi tjetër qysh prej vitit 1990.

Të gjitha këto dokumente, akti i marrjes së tokës dhe dokumentete e regjistrimit të pronës nga shpronësimet në autostradën Durrës-Kukës, të përfshira edhe këto në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Mirditë, me nje vlere 6 milion lekë të reja, janë nënshkruar nga Nikollë Ndue Prenga, bashkëpunëtori i kryetarit të Fshatit Thirrë.

Gjykata e Lezhës .

Vendosi po sot masën e sigurisë arrest me burg për dy të arrestuarit Preng Çupi e Nikollë Prengën.

Pas verifikimeve të dokumenteve të pronësisë nga sektori kundër krimit financiar u bë i mundur sekuestrimi i këtyre urdhrave dhe dokumenteve.

mit/NOA
KOMENTE