Finlandë - Krijohet Qeveria E Re
HELSINKI, 22 qershor /ATSH-L.Verdha/ - Sot pasdite në Helsinki u formua qeveria e re e Finlandës, që është e 71-ta që nga krijimi i Republikës në vitin 1918.
Kryeministrja Mari Kiviniemi, e miratuar sot nga presidentja dhe më pas nga parlamenti, nuk bëri ndryshime në përbërjen e qeverisë së kryeministrit Matti Vanhanen, i cili dha dorëheqjen para kohe për arsye shëndetësore.
I vetmi ndryshim ishte emërimi i ministrit të ri të Administatës Vendore, Tapani Tolli, i cili u thirr në postin që mbahej deri më tani nga Kiviniemi.
Në konferencën e sontme për shtyp, kryeministrja Kiviniemi deklaroi se nuk do të ketë ndryshime thelbësore nga programi i qeverisë së mëparshme.
Sidoqoftë, ky program do t'i paraqitet nesër për miratim parlamentit finlandez./
a.jor.