English

Gjendet i qëlluar me armë në shtëpi, 52-vjeçari nuk arrin t’i shpëtojë vdekjes

Elbasan, 22 Qershor, NOA – I qëlluar me armë zjarri dhe i lënë i shtrirë përdhe në një gjendje të rënduar për jetën.

Kjo ka qenë situata në të cilën, një burrë 52-vjeçar nga Elbasani, është gjendur ditën e sotme në shtëpinë e tij, e cila sipas konfirmimit që bëjnë burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndodhet saktësisht në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, ndërsa emri i tij është Rustem Lici.

Mësohet se sapo është gjendur në shtëpinë e tij i qëlluar me armë, ai menjëherë është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Por siç bëjnë me dijeni burimet policore, ai nuk ka mundur të jetojë dot pasi gjen vdekjen, si pasojë e plagëve të marra.

Nga ana e policisë në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe zbardhjen e plotë të saj.... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE