English

Hungari - Opozita: Orban Kërkon T'I Mbyllë Gojën Medias

BUDAPEST, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Opozita parlamentare hungareze akuzoi sot qeverinë e re konservatore të Viktor Orban se kishte tentuar t'i mbyllë gojën medias publike me një sërë modifikimesh të ligjeve mbi funksionimin e televizioneve dhe radios shtetërore. Qeveria e zgjedhur në muajin prill kërkon të rigrupojë në të njëjtin entitet televizionin kombëtar MTV, radion kombëtare MR, si dhe televizionin satelitor ''Duna TV'' dhe agjencinë e lajmeve MTI. Shefi i këtij entiteti do të emërohet direkt nga kryeministri, si kreu i autoritetit të ri të rregullimit të sektorit. ''Qeveria kërkon të bëjë më transparente dhe më efikase median publike'', theksoi zëdhënësja Anna Nagy duke nënvizuar se legjislacioni në fuqi është vjetëruar./ /ec/ a.jor.
KOMENTE