English

Irak: Tre Të Vdekur Nga Disa Atentate Me Bomba Në Bagdad

BAGDAD, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Dy roje sigurie të një zyrtari të Ministrisë irakiane të Transporteve kanë humbur jetën në një sulm me bombë kundër autokolonës së tyre në Bagdad, njoftoi një zyrtar. Zyrtari i Ministrisë e Transporteve nuk u dëmtua nga sulmi, deklaroi zyrtari, pa bërë publik identitetin e tij. Dy prej truprojave mbetën të vdekur dhe shtatë persona të tjerë u plagosën në sulmin e ndodhur në zonës e Tregut të Asirianëve, lagje me shumicë popullsie sunite nga ''Dora'', ish-bastion i al-Kaidës në kryeqytetin irakian, sipas të njëjtit burim. Pak më pas, disa bomba shpërthyen ndërkohë që kalonte një autokolonë qeveritare në lagjen lindore Bagdad-Jedida, ku mbetën të vdekur gjashtë ushtarakë dhe dy civilë, sipas Ministrisë së Brendshme, e cila nuk saktësoi cilët zyrtarë që ndodheshin në autokolonë./ /i.p/
KOMENTE