English

Itali - Shkatërrohet Një Aleancë Trafiku Droge Mes 'Ndrangetës' Dhe 'Kamorras'

KATANZARO, 22 qershor /ATSH-ANSA/ - Policia shkatërroi sot një rrjeti trafiku she shpërndarje droge që ishte një aleancë e fortë mes dy organizatave kryesore kriminale në Itali, ajo me bazë në Kampania ''Camorra'' dhe ajo e Kalabrisë ''Ndrangheta''. Një total prej 16 personash u arrestuan gjatë operacionit, që çoi po ashtu edhe në sekuestrimin e aseteve me vlerë prej 80 milion euro dhe rreth 700 kilogramë kokaine. Asete me vlerë thuhet se ishin në pronësi të organizatës me bazë në Plati ''Klani Barbar Ndrangeta dhe Klani Kamorra La Torre'' nga Mondragone, veriu i Napolit. Sipas hetuesve, "aleanca kriminale" mes dy grupeve mafioze kryente lëvizje sasish të mëdha kokaine nga Kolumbia dhe Venezuela drejt Italisë përmes Evropës Veriore dhe Afrikës. Aleanca thuhej se përdorte portin e Amsterdamit si përqendrimin e tyre kryesorë evropian, por gjithashtu përdornin një numër të konsiderueshëm portesh në Itali dhe vende të tjera të Evropës. Sasia prej 700 kilogramësh kokainë u kap në portin veriperëndimor italian të Livornos. Policia deklaroi se kishin mundësuar zhvillimin e operacionit dhe zbulimin e këtij rrjeti dhe aseteve kriminale përmes përdorimit të programeve kompjuterike të një teknologjie të lartë, që u mundësonte forcave të antikrimit ''gjurmimin e parave''./ /i.p/
KOMENTE