English

Ivanoviç: Na shqetësuan serbët e shumtë në zgjedhjet e Partesh të Kosovës

Prishtinë, 22 Qershor, NOA – Ndërsa nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare, zgjedhjet në Partesh të Kosovës janë konsideruar si një sukses i vërtetë, ato kosovare duket se janë shqetësuar me nivelin e lartë të pranisë së serbëve në to.

Ka qenë vetë sekretari shtetëror në ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, i cili ka shprehur shqetësim për daljen e lartë të serbëve të Kosovës në zgjedhjet në Partesh, të organizuara nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, tani është momenti që qeveria e Serbisë dhe ministria për Kosovën të ndërmarrin hapa, pasi kjo rrëshqet në diçka që nuk do të mund të ndalet”.

Oliver Ivanoviç tha më tej se se përgatitjet për zgjedhjet në Partesh kanë kaluar nën hijen e zgjedhjeve lokale më 30 maj në Mitrovicë, duke shtuar se dalja në nivel prej 65 % në zgjedhjet në Partesh, nuk mund të nënçmohet.

“Kjo nuk është mirë sepse porositë sporadike të qeverisë së Serbisë nuk ishin mjaft të qarta dhe popullin e kishin lënë në dilemë”, tha Oliver Ivanoviç.

Institucionet e Kosovës nga ana e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht daljen deri në 65% të votuesve serbë në zgjedhjet lokale në komunën e re të Parteshit, ku pjesëmarrja shumë më e lartë në zgjedhjet kosovare, sesa në ato të Serbisë, që u mbajtën në muajin maj në Mitrovicë, sipas Prishtinës zyrtare, dëshmon se serbët po pranojnë realitetin dhe se kanë zgjedhur integrimin në sistemin kosovar.

n.e/NOA

KOMENTE