Afrikë e Jugut, 23 Qershor - Kombëtarja argjentinase konfirmoi kualifikimin në raundin e dytë, pasi mposhti 2-0 Greqinë, të cilës i duhej fitorja në këtë ndeshje, për të shmangur eliminimin.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Lojtarët e Argjentinës krijuan disa shanse të mira për të shënuar, por ekipi i Otto Rehhagel dëshmoi aftësitë mbrojtëse, duke mbrojtur me forcë barazimin 0-0.
Në pjesën e dytë të lojës, Martin Demichelis dhe Martin Palermo realizuan dy golat e fitores, që konfirmon Argjentinën në krye të Grupit B me 9 pikë.
Skuadra e Maradonës do të përballet me Meksikën, në ndeshjet e fazës tjetër. /supersport/