English

Kosova Dhe Maqedonia Nenshkruan Protokollin E Bashkepunimit Diplomatik

PRISHTINË, 22 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku dhe zëvendësministëri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Zoran Petrov, në një takim pune në Prishtinë, nënshkruan sot Protokollin e Bashkëpunimit mes dy ministrive të Punëve të Jashtme, i cili eshte dokument me rëndësi për konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë. Zyra e shtypit e MPJ të Kosovës bën të ditur se në takim u diskutuan çështje me interes për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke shprehur kënaqësinë për arritijet e deritashme dhe për vullnetin dhe planet për intensifikimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme me interes të të dy shteteve. Të dyja palët shprehën vullnetin e tyre politik për të gjetur zgjidhje për çfarëdo çështje në raportet dypalëshe. Me nënshkrimin e këtij protokolli arrin në gjashtë numri i dokumenteve të nënshkruara ndërmjet Republikes së Kosoves dhe Republikës së Maqedonisë. /a.ke/
KOMENTE