English

Lezhë: Arrestohet Dy Persona, Falsifikuan Pronësinë E Tokës Dhe Banesës

LEZHË, 22 Qershor/ATSH-G. Marku/ - Policia arrestoi dy persona të dyshuar për falsifikim dokumentash, bëri të ditur policia të martën. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Lezhës, Eliona Nika, deklaroi se "u arrestuan "Preng Çupi, 50 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Thirrë, komuna Fan Mirditë dhe Nikoll Prenga, 57 vjeç, banues në komunën Lukovë në Sarandë." Sipas saj, dyshohet se Preng Çupi i ka dhënë Nikollë Prengës në vitin 2007 me anë të një formulari të falsifikuar, 4300 metër katrorë tokë dhe një banesë. Sipas të njëjtit burim, këtë truall dhe banesën, Prenga ia kishte shitur një shtetasi tjetër që në vitin 1990. Dy të arrestuarit akuzohen për "falsifikim të dokumentave nga persona që kanë për detyrë t'i plotësojnë ato"./ch/
KOMENTE