English

Medvedev sot në SHBA, nis vizitën 3-ditore

Uashington, 22 Qershor, NOA – Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, fillon sot një vizitë tre-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të kulmojë me një takim të nivelit presidencial mes tij dhe homologut amerikan, Barak Obama.

Burimet zyrtare pranë Kremlinit bëjnë me dijeni se kjo vizitë e kreut të lartë të shtetit rus, pritet të fokusohet në zhvillimet e lidhjeve të biznesit rus me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se në fillim, Medvedev do të vizitojë një qendër të teknologjisë së lartë në Kaliforninë Veriore.

Më tej, pritet që gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara do të nënshkruhet edhe një kontratë e kompanisë shtetërore ruse Rosteknologji, për blerjen e aeroplanave nga kompania Boing. n.e/NOA

KOMENTE