English

Meta Niset Për Në Turqi, Në Samitin E Stambollit Për Bashkëpunimin Rajonal

TIRANE, 22 Qershor/ATSH- A.Gegvataj// - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u nis sot për në Stamboll (Turqi) ku do të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP}. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashmte, Ilir Meta, do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të këtij samiti. Pas samitit të kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Meta do të zhvillojë disa takime bilaterale me homologet e tij të rajonit mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal./s.s./
KOMENTE