English

Mjekësi - Çaji Dhe Kafeja Mbrojnë Zemrën Nga Sëmundjet

AMSTERDAM, 22 qershor /ATSH-MIA/ - Konsumimi ditor i disa filxhanëve me çaj ose kafe mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tregon një studim 13-vjeçar i realizuar në Holandë. Të dhënat e grumbulluara nga 40 000 persona që morën pjesë në studim, sugjerojnë se pirja ditore e 5-6 filxhanëve çaj ose 2-4 filxhanëve kafe, zvogëlon me një të tretën rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Revista ''Journal of the American Heart Association'' publikon mendimin e shkencëtarëve, sipas të cilëve ky efekt bazohet në veprimin e antioksiduesve të grupit të polifenoleve. Polifenolet sjellin zvogëlimin e dëmtimeve të shkaktuara nga proceset inflamatore dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë prirjet për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës./ a.jor.
KOMENTE