English

Mori borxh 5.000 dollarë por s’i shlyen, prish edhe kontratën me bankën

Korçë, 22 Qershor, NOA – I ka marrë vjet borxh një shumë prej 5 mijë dollarësh një 35-vjeçari, por nuk ia ka kthyer ende dhe për këtë, ky i fundit është detyruar të bëjnë një kallëzim penal në polici.

Fjala është për 60-vjeçarin Medi Hamza, banues në Barç të Korçës, i cili duke kryer edhe një kontratë me bankën, i ka marrë borxh 5 mijë dollarë një personi me emrin K.Ngjela.

Por Hamza e ka prishur kontratën e lartpërmendur dhe nuk i ka kthyer më lekët, prandaj ndaj tij kanë nisur të kryhen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Ndërsa materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE